Organizatat zvicerane AQH dhe Swiss TPH digjitalizojnë QKMF-në në Junik

Komuna e Junikut, QKMF “dr. Ali Hoxha “ në Junik në bashkëpunim të ngushtë me organizatën zvicerane AQH dhe Swiss TPH këto ditë kanë realizuar projektin për digjitalizimin e Administratës dhe shërbimeve në QKMF-në në Junik. Në kuadër të këtij projekti i gjithë stafi i QKMF-së në Junik është pajisur me kompjuter të gjeneratës së fundit, pajisje këto që do të mundësojnë shërbime më të lehta për qytetarët e komunës së Junikut. Gjithashtu është krijuar edhe dhoma e këshillit për personat me diabet dhe me hipertension e cila gjithashtu është pajisur me teknologji e cila mundëson që në mënyre vizuale të kryhen këshillimet. Falënderojmë organizatën zvicerane AQH dhe Swiss TPH, shpresojmë që edhe në të ardhmen të kemi bashkëpunim të tillë për të ngritur mirëqenien dhe shërbimet e qytetareve të Komunës së Junikut.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …