Në Malishevë themelohet klubi i Pingpongut “Llapusha“

Malishevës i shtohet edhe një klub i ri sportiv, ku të rinjtë malishevas do t’i zhvillojnë aktivitetet e tyre sportive. Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport i dha mbështetje të plotë, këtij klubi dhe në emër të Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, drejtoresha për kulturë, rini dhe sport, Besartë Kryeziu – Ramaj  tha: “Ju përgëzoi juve që këtë nismë sportive, sot po e bëni realitet dhe të rinjve malishevas po u ofroni edhe një mundësi që t’i shprehin aftësitë e tyre si gjithë moshatarët tjerë në Kosovë dhe Evropë, ju uroi suksese dhe premtojmë për mbështetje institucionale tha në fund të fjalës së vet drejtoresha Kryeziu- Ramaj. Kurse Kryetari i klubit  të pingpongut, Sheremet Hoti, theksoi, “Ne nuk e kemi vetëm  pasion këtë lojë dhe sport, por me angazhim do ta kthejmë në profesion dhe vazhdoi, që të kemi suksese duhet t’i kemi tri  kritere parasysh, me ditë, me dashtë dhe me udhëheq profesionalisht”. Klubi i pingpongut “Llapusha”  në gjirin e vet ka të gjitha grupmoshat dhe gjinitë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …