Genoveva Ruiz-Calavera, thotë se liberalizimi i vizave mund të bëhet realitet për kosovarët nëse punohet në këtë drejtim

Genoveva Ruiz-Calavera, thotë se liberalizimi i vizave mund të bëhet realitet për kosovarët nëse punohet në këtë drejtim

Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim në Komisionin Evropian, Genoveva Ruiz-Calavera, tha se institucionet e Kosovës duhet që të punojnë në përmbushjen e kritereve të caktuar sa i përket përmbushjes së kritereve për agjendën evropiane. Ruiz-Calavera shtoi se liberalizimi i vizave mund të bëhet realitet për kosovarët nëse punohet në këtë drejtim.“Kjo agjende do ta udhëheqë Kosovën për t’i kryer reformat kyçe për sundimin e ligjit dhe që Kosova të vazhdojë përparimin. Kemi diskutuar rezultate të rëndësishme që i kemi arritur së bashku dhe zyra jonë këtu do ta ndihmoje qeverinë në këtë agjende gjatë rrugëtimit të Kosovës”, këto komente ajo i bëri pas takimit me kryeministrin Ramush Haradinaj. Nesër pritet të publikojë raporti i BE-së për vendet e Ballkanit, përfshirë edhe Kosovën.

Sipas një draft-raporti të publikuar në media në pjesën për Kosovën thuhet se “Këshilli i Evropës vlerëson ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi nga Kuvendi i Kosovës në muajin mars të vitit 2018, që paraqet përmbushjen e njërit prej kritereve kryesore për liberalizimin e vizave, si një arritje e rëndësishme në frymën e marrëdhënieve të mira fqinjësore”. Calavera vjen në Kosovë për të lansuar Programin e ri të Reformës Ekonomike dhe për t’u takuar me përfaqësuesit e Qeverisë, Kuvendit dhe akterët tjerë. Ajo do të takohet me kryetarët e Grupeve Parlamentare Kuvendin e Kosovës, me ministrat relevant lidhur me Agjendën e Reformave Evropiane. Në orën 14 drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian do të ketë takim bilateral me ministrin e Financave Bedri Hamza, kurse në orën 14:30, do të mbahet Takim i Koordinatorëve të fushave të Programit për Reforma në Ekonomi.

Kontrolloni gjithashtu

Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …