Formohet Bordi i Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Ferizaj

Paraditen e së mërkurës, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka pritur në takim anëtarët e Bordit Ekzekutiv të Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Ferizaj, ku u diskutua për hapat e parë që do të ndërmerren lidhur me funksionalizimin e saj si dhe platformën e punës së këtij institucioni. Me vendim të Kryetarit të Komunës së Ferizajt, ditë më parë është emëruar Bordi Ekzekutiv i këtij institucioni në këtë përbërje:

  1. Alban Bytyqi – Përfaqësues i komunitetit të biznesit – Kryesues i Bordit Ekzekutiv;

  2. Lulzim Aliu – Përfaqësues nga Komuna e Ferizajt;

  3. Bujar Cakolli – Përfaqësues nga Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë – i caktuar nga ministria përkatëse;

  4. Flamur Salihu – Përfaqësues nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj;

  5. Shqipërim Lubishtani – Përfaqësues nga shoqëria civile.

Bordi Ekzekutiv i Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë ka për detyrë të bëj përzgjedhjen e menaxhmentit të qendrës, të përgatisin referencat për kompanitë menaxhuese si dhe hartimin e planit investiv të objektit dhe të pajisjeve për funksionalizimin e Qendrës Inovative. Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu të gjithë anëtarëve të këtij institucioni i uroi punë të mbarë në jetësimin e platformës për nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe mundësisë për të rinjtë. Qendra e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë është një projekt i rëndësisë së veçantë dhe që po realizohet për herë të parë në Ferizaj, synimet e së cilës janë të përgatis të rinjtë në fushën e teknologjisë, nxitjen e bizneseve të reja si dhe zhvillimin e projekteve të ndryshme me impakt direkt social.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …