Një ekip e Forcës së Sigurisë së Kosovës, përkatësisht të Njësisë Ndërlidhëse për Reagim në Kriza përgjatë rrugës Prishtinë – Ranillug, afër Ranillugut, dje ofruan ndihmën e parë në vendin e aksidentit dy personave civil të lënduar si pasojë e aksidentit rrugor, si dhe janë përkujdesur për të njëjtit derisa autoambulanca dhe personalie mjekësor i ka evakuuar për në spital. Ekipi i FSK-së, ishte duke udhëtuar për në Komunën e Ranillugut ku FSK-ja rregullisht merr pjesë në takimet zyrtare për siguri në komunat e Kosovës. Pjesëtarët e FSK-së janë të trajnuar për ofrimin e ndihmës së parë, edhe ndihmës së parë në vendngjarje, dhe shpesh kanë intervenuar dhe kanë shpëtuar jetë njerëzish, pra në raste aksidentesh etj.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …