leoni

Një delegacion i Kuvendit të Kosovës po merr pjesë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s

Një delegacion i Kuvendit të Kosovës po merr pjesë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s

Delegacioni i përhershem i Kuvendit të Republikes së Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO- s, i kryesuar nga Xhavit Haliti, nënkryetar i Kuvendit, po merr pjesë në Seminarin Rose Roth të Asamblese Parlamentare të NATO-s, i cili po mbahet ne Kuvendin  e Maqedonisë. Në këtë seminar po trajtohen tema aktuale për Ballkanin Perendimor, siç janë: forcimi i sundimit të ligjit, marrëdhënjet e mira ndërfqinjësore dhe stabiliteti në Ballkanin Përendimor, kriza e migracionit dhe rrugët e Ballkanit. Ndërkaq nesër dhe pasnesër, do të diskutohen temat: aspiratat e NATO-s në Ballkan dhe ecja përpara, reformat në mbrojtje dhe siguri, gjendja e mediave në Ballkanin Perendimor dhe ndikimi i dezinformimit dhe keqinformimit në krijimin e opinionit publik, marrëdheniet nderetnike në Ballkanin Perendimor etj. ​

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …