Numri një i Ambasadës amerikane në Prishtinë, Greg Delawie, u ka dhënë zjarr përpjekjeve që për synim kanë unifikimin e spektrit politik të Kosovës për procesin përfundimtar të dialogut me Serbinë, i cili ka nisur të dielën e shkuar. Përfaqësuesit e partive politike deri tash kanë dështuar që vetë të arrijnë një konsensus për këtë proces. Në tenativën për të prodhuar rezultate në funksion të këtij unifikimi, Delawie ka zhvilluar takime të ndara me përfaqësues të institucioneve e edhe me liderë të partive që janë pjesë e Kuvendit. “Viti 2018 është viti i dialogut”, kanë thënë në Ambasadën amerikane. “Është thelbësore që shoqëria kosovare dhe aktorët nga i gjithë spektri politik të bashkohen dhe të përgatiten për këtë hap të rëndësishëm në garantimin e së ardhmes së Kosovës”.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …