“Agimi” e “Rugova” me status të merituar ligjor

ShKA “Agimi” dhe AFA “Rugova” do të kenë status të veçantë në kuadër të Ligjit Nr. 04/L-164 për Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota” dhe ansamblet tjera. Kjo iniciativë është në kuadër të prioriteteve të mia si ministër i MKRS-së  për avancimin e kornizës ligjore, tha ministri Kujtim Gashi. Në MKRS veçse kemi filluar të angazhojmë një grup punues për Koncept Dokumentin që si procedurë do të jetë hapi i parë për plotësim-ndryshimin e Ligjit. Në këtë grup do të jenë anëtarë edhe nga një përfaqësues i këtyre dy shoqërive kulturore. E tëra kjo vjen duke pasur parasysh kohën e gjatë të veprimit që nga themelimi i tyre e deri më tani, e si njëra edhe tjetra kanë mbi 7 dekada veprimtari e aktivitet artistik, i cili ka ruajtur, kultivuar e promovuar vlerat, traditën, veshjet e karakteristikat tona kulturore duke e pasuruar në vijimësi kulturën tonë në përgjithësi dhe duke përcjellë vlerat nga njëri brez tek tjetri.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …