Ministri i MFSK-së, Rrustem Berisha ka pritur sot komandantin e Operacioneve Speciale të NATO-s

Ministri dhe Komandanti i FSK-së, pritën në takim , nën-admiralin Colin J. Kilrain

Ministri dhe komandanti i FSK-së priten në takime të ndara komandantin e operacioneve speciale të NATO-s Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha dhe Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama pritën sot në Ministri, komandantin e Operacioneve Speciale të NATO-s, nën-admiralin Colin J. Kilrain. Fillimisht, ministri Rrustem Berisha dhe komandanti i Operacioneve Speciale të NATO-s biseduan mbi situatën e sigurisë në Kosovë, rajon dhe më gjerë, si dhe u bisedua për kapacitetet institucionale të vendit në fushën e sigurisë,  me theks të veçantë mbi zhvillimin, profesionalizimin, avancimin si dhe bashkëpunimet e FSK-së me shtetet anëtare dhe atyre partnere të NATO-s. Më pas z. Berisha i shprehu mysafirit të lartë nga NATO-ja gatishmërinë operacionale dhe profesionale të FSK-së, që me disa kapacitete specilistike të marrë pjesë edhe në misione paqeruajtëse për të dhënë kontribut në ruajtjen e paqes kudo që ka nevojë.

Në takimin e Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama me komandantin e NATO-s për Operacione Speciale, nënadmiralin Colin J. Kilrain u bisedua për ngritjen, zhvillimin, profesionalizimin, shkollimet trajnimet, pjesëmarrjen në ushtrime të përbashkëta qoftë në rajon e më gjerë, e gjithashtu edhe mbi të arriturat në ngritjen e shkallës së ndërveprueshmërisë së FSK-së me ushtritë e rajonit, ato të shteteve anëtare të NATO-s dhe vendeve partnere. Vizita e nënadmiralit Kilrain vazhdoi në Regjimentin e Mbrojtjes Civile të FSK-së për të parë nga afër kapacitet profesionale dhe pajisjet e kësaj njësie.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …