leoni

Ministri Bytyqi priti në takim ish-kryenegociatorin e Malit të Zi për anëtarësim në BE

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, priti në takim Aleksandar Andrija Pejovic, ish-kryenegociator i Malit të Zi për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Qëllimi i këtij takimi ishte numri i aktiviteteve që MAShT planifikon të realizojë gjatë këtij viti dhe plani i ardhshëm i zbatimi të programit të MSA-së. Ministri Bytyqi me këtë rast ka theksuar se, sa i përket Ligjit për Profesionet e Rregulluara, i cili përbënë njërën nga pikat e këtij Programi, MAShT është në fazën e diskutimeve me grupin punues për hartimin e Udhëzimit Administrativ për themelimin e Divizionit për Profesionet e Rregulluara dhe planifikohet që ky Divizion të bëhet funksional brenda këtij viti. Sa i përket Udhëzimit Administrativ për mbrojtjen e fëmijëve nga rreziqet në internet, ministri Bytyqi theksoi se është duke u punuar në këtë drejtim dhe nuk ekzistojnë pengesa të cilat do të mund të paraqitnin problem në këtë drejtim. Në takim, po ashtu, u bisedua edhe në lidhje me arsimin profesional dhe ndërtimin e standardeve të cilat hyjnë në kuadër të Kurrikulave profesionale, si dhe për procedurat e mëtutjeshme nëpër të cilat duhet të kalojë Ligji për Arsimin e Lartë për ta kaluar për miratim në Kuvend.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …