Komuna e Skenderajt mban dëgjim publik për Kornizën Afatmesme Buxhetore

Në sallën e Kuvendit të Komunës së Skenderajt, është mbajtur dëgjim publik për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2019/21 mbi bazën e Qarkores Buxhetore 2019/21 të Ministrisë së Financave si dhe projeksionet fillestare të projekteve kapitale, që do të përfshihen në Projektbuxhetin e Komunës. Në këtë takim merrnin pjesë, nënkryetari i Komunës, Nuredin Lushtaku, kryesuesja e Kuvendit, Fatbardha Haliti, Drejtor të Drejtorive komunale, kryetar të fshatrave, përfaqësues të lagjeve, qytetarë, profesionistë dhe përfaqësues nga OSBE-ja. Nënkryetari Lushtaku, pasi ju uroi mirëseardhje të pranishmëve foli edhe për rëndësinë e Kornizës Afatmesme Buxhetore. Drejtori i Drejtorisë për Financa Ekonomi dhe Zhvillim, Mehmet Berisha, tha se qëllimi i këtyre dëgjimeve është që qytetarët të paraqesin nevojat dhe prioritetet e investimeve në secilin lokalitet, me qëllim që në planifikimet buxhetore të hyjnë projektet që janë me interes të tyre. Ai kërkoi nga qytetarët që të kontribuojnë me propozime për investime në projekte konkrete, të cilat do të shqyrtohen nga ekzekutivi i Komunës. Gjatë debatit, qytetarët kanë bërë propozime dhe kërkesa konkrete për nevojat në investime, qoftë në infrastrukturë apo edhe në subvencionime, të cilat do të përfshihen në projeksionet fillestare të investimeve kapitale në Kornizën Afatmesme Buxhetore 2019/21.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …