Hoxha: Kosova ka nevojë për përkrahje, por në rend të parë për vlerësim sepse i ka përmbushur kriteret e BE-së

Ministrja, Hoxha, është duke diskutuar me ministrat e tjerë për të vendosur nëse do t’i marrin pagat me rritje

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, ka thënë sot se është duke diskutuar me ministrat e tjerë për të vendosur nëse do t’i marrin pagat me rritje. “Sa i përket çështjes së pagave, patjetër që këtë jemi duke e diskutuar me ministrat dhe do të marrim një vendim në lidhje me këtë dhe do t’iu informojmë”, ka theksuar Hoxha. Ditë më parë Agjencia Kundër Korrupsionit edhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e ka cilësuar si konflikt interesi vendimin e Qeverisë për rritje të pagës. Mirëpo, Gjykata Kushtetuese kishte konstatuar se “Vendimi i Qeverisë i 20 dhjetorit 2017, nuk është në kundërshtim me nenet e pretenduara të Kushtetutës”, kështu që pas këtij opinioni, me 12 qershor, kryeministri Ramush Haradinaj u ka kërkuar ministrive që t’i përgatisin listat e atyre që përfitojnë nga vendimi për rritjen e pagave. Ministri i Financave, Bedri Hamza ka dalë kundër këtij vendimi, pasi që siç thotë ai kjo është e dëmshme për buxhetin e shtetit të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …