Abelard Tahiri

Shqyrtimi i projektligjit për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme shtyhet për datën 9 korrik

Pas një marrëveshje mes ministrit të Drejtësisë Abelard Tahiri dhe të gjitha Grupeve Parlamentare është vendosur që shqyrtimi i projektligjit për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të shtyhet për datën 9 korrik. Kjo shtyrje ka ndodhur pasi pushteti nuk arriti t’i siguronte votat e mjaftueshme që ta ngarkonte Komisionin për Legjislacion që sot gjatë ditës ta shqyrtonte këtë projektligj e i njëjti të trajtohej po sot në Kuvend. Për këtë propozim kanë votuar vetëm 35 deputetë të partive në pushtet ndërsa opozita nuk mori pjesë fare në votim, duke bërë kështu të dështojë ky propozim. Ministri i Drejtësisë u shpreh i gatshëm që brenda kësaj periudhe të diskutojë me Komisionin për Legjislacion dhe me secilin deputet në mënyrë që propozimet e tyre të përfshihen në projektligj. Kuvendi do të vazhdojë punimet ne orën 14: 00 me pika të mbetura nga seancat e kaluara që kryesisht janë votime e si pikë e fundit është renditur debati parlamentar në lidhje me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve 2019-2021.

Kontrolloni gjithashtu

Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Liban

Në Liban kanë vazhduar sulmet izraelite duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë të tjerëve. …