Në një konferencë të mbajtur në Londër, drejtori i Programit për Paqen në Universitetin, Columbia, David Phillips, iu ka kundërpërgjigjur me një deklarate të këshilltarit të presidentit serb, Aleksander Vuciq. Këshilltari tha se nuk e njohim shtetin e Kosovës dhe se ulen në tavolinë në Bruksel për të arritur një kompromis që nuk e përfshin njohjen. Serbia kurrë nuk do ta njoh shpalljen e njëanshme të pavarësisë, por jemi të gatshëm për kompromis qe nuk e përfshinë njohjen”, tha ai. Phillips ia kujtoi këshilltarit të Vuciqit se Kosova është shtet dhe se nga tavolina në Bruksel, Kosova dhe Serbia duhet të dalin me njohje të dyanshme. Po ashtu tha se Serbia më asnjëherë nuk duhet ta shoh Kosovën si provincë autonome sepse në bisedime në Bruksel ka përballë një shtet sovran dhe jo një provincë.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …