Haradinaj: Kosova do t’i jetë përjetë mirënjohës dhe asnjëherë nuk do ta harrojë ndihmën e NATO-s

Haradinaj: Kosova do t’i jetë përjetë mirënjohëse dhe asnjëherë nuk do ta harrojë ndihmën e NATO-s

“E gjithë perspektiva e rajonit tonë është një fjalë. Ashtu sikurse vendet tjera edhe Kosova në NATO e sheh sigurinë dhe paqen e përjetshme”, tha kryeministri Haradinaj, pas takimit me Presidentin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Paolo Alli. Duke theksuar bashkëpunimin e vazhdueshëm me NATO-n, kryeministri Haradinaj tha se Kosova i gëzohet ardhjes së presidentit të Asamblesë Parlamentare, ku edhe Kosova ka statusin e vëzhguesit. Në takim, kryeministri Haradinaj ka thënë se Kosova dhe populli i saj do t’i jetë përjetë mirënjohës dhe asnjëherë nuk do ta harrojë ndihmën që NATO ka dhënë në të gjitha fazat e shtetndërtimit. Kryeministri Haradinaj theksoi rolin e rëndësishëm të NATO-s në garantimin e paqes dhe të sigurisë dhe e vlerësoi forcën paqeruajtëse të KFOR-it si një partner të rëndësishëm në Kosovë. Po ashtu, ai tha se Forca e Sigurisë së Kosovës e mbështetur nga NATO në çdo periudhë të ndërtimit të saj, ka përmbushur kapacitet operative drejt transformimit në Forcën e Armatosur, në bashkërendim me partnerët ndërkombëtarë. Ndërkaq, Paolo Alli, President i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, tha se NATO-ja dhe Kosova kanë një lidhje të fortë prej shumë vitesh dhe theksoi rëndësinë e vazhdimit të përparimit të Kosovës në rrugën drejt anëtarësimit në NATO.

 

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 100 invalidë të UÇK-së janë në pritje për t’i ndëruarr protezat e gjymtyrëve të humbura në luftë, disa prej tyre janë në gjendje më të rëndë

Me 16 prill të vitit 1999 në zona të ndryshme të luftës janë përjetësuar dhjetra dëshmorë

Më 16 prill të vitit 1999 ka rënë heroikisht dëshmori e  heroi i kombit, Shkëlzen …