Ali Ahmeti

Ali Ahmeti: Shqiptarët do t’i përgjigjen referendumit që vendi të anëtarësohet në BE dhe në NATO

Shqiptarët do t’i përgjigjen në mënyrë masive referendumit që vendi të anëtarësohet në BE dhe NATO, deklaroi lideri i BDI-së, Ali Ahmeti. “Shqiptarët e kanë mirëpritur këtë moment të rëndësishëm për shtetin e tyre. Nuk ka dyshim se shqiptarët do t’i përgjigjen në mënyrë masive referendumit që vendi të anëtarësohet në BE dhe NATO. Mendoj që partitë do të punojnë, motivojnë, do të organizohet që shqiptarët të jenë pjesë e këtij procesi”, – ka deklaruar mes të tjerash Ali Ahmeti. Pyetjes se nëse do të dorëhiqej pas anëtarësimit të Maqedonisë në NATO, ashtu siç ka deklaruar paraprakisht, lideri BDI-së thotë se qëndron pas asaj që ka deklaruar, por se megjithatë për këtë çështje do të diskutohet edhe në organet e partisë, Këshillin partiak dhe në Kongres. “Në BDI ka shumë kuadro të përgatitura për të më zëvendësuar dhe udhëhequr partinë”, – u përgjigj Ahmeti pa konkretizuar emra. Në një emision televiziv, Ahmeti foli edhe për raportet që ka me Kryeministrin Zoran Zaev duke i cilësuar ato “komunikime të rregullta dhe të mira”.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …