leoni

Përfaqësuesit e OJQ-së “World Vision” vizituan komunën e Suharekës

Disa të rinj dhe nxënës nga fshatrat Mushtisht, Sallagrazhdë dhe Dubravë, anëtarë të OJQ-së “World Vision”, së bashku me menaxherin e kësaj organizate jo qeveritare, janë pritur nga Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, për të diskutuar rreth aktiviteteve të kësaj organizate. Të rinjtë kishin disa kërkesa për Kryetarin që t’i përkrah aktivitetet e tyre, ndërsa kërkesa kryesore e këtij takimi ishte: të vendosen shenja sinjalizuese të komunikacionit në këto tre fshatra sepse çdo herë po haset në rrezikun e jetës së nxënësve, afër objekteve shkollore, të këtyre fshatrave. Kryetari Muharremaj, e mirëpriti kërkesën e tyre dhe u shpreh i kënaqur me këta të rinj, të cilët po merren me aktivitete të tilla dhe u premtoi se do të angazhohet personalisht për t’i ndihmuar në çdo iniciativë të tyre.

Në fund, nxënësit e falënderuan Kryetarin Muharremaj për përkrahje.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …