Kryetari Haliti priti në takim komandantin e KFOR-it kolonel Daniele Bajata

Kryetari i Komunës si Vitisë, Sokol Haliti ka pritur në takim komandantin e ri të Detashmentit të Përbashkët Rajonal të KFOR-it, kolonel Daniele Bajata, me të cilin ka biseduar për sigurinë në vend dhe zhvillimet e përgjithshme në komunën e Vitisë. Gjatë këtij takimi, kolonel Bajata i shoqëruar nga ushtarak të KFOR-it, është informuar nga kryetari Haliti për gjendjen e përgjithshme në Komunën e Vitisë. Kryetari Haliti dhe koloneli Bajata, kanë ritheksuar vazhdimin e bashkëpunimit në mes institucioneve lokale dhe paqeruajtësve të KFOR-it. Haliti ka falënderuar kolonel Bajata për vizitën dhe ka thënë se proceset me të cilat ka ecur Vitia deri me tani, do të jenë prioritet edhe në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …