Duke komentuar deklaratën e kryetarit Hashim Thaçi se se nuk do të ketë vija të kuqe gjatë dialogut me Serbinë, deputetja e Vetëvendosjes, Fatmire Kollçaku ka deklaruar se kryetari, Hashim Thaçi nuk është i autorizuar për të zhvilluar bisedime me Serbinë. Ajo ka shtuar më tutje se nuk mund ta kuptoj se në çfarë konteksti thuhet se nuk do të ketë vija të kuqe. A do të thotë kjo që edhe në qoftë se cenohet integriteti dhe sovraniteti i vendit nuk do të ketë vija të kuqe? Fillimisht është dashur të zgjidhen çështjet që kanë të bëjnë me luftën dhe me faktin që asnjëherë Serbia nuk ka kërkuar falje për krimet e bëra, ka përkujtuar deputetja, Fatmire Kollçaku, ajo ka shtuar më tutje se formati aktual i dialogut është i papranueshëm për Lëvizjen Vetëvendosje. Çdo dialog që zhvillohet pa e marrë pëlqimin nga Kuvendi i Kosovës dhe pa një konsensus nacional mbetet krejtësisht i papranueshëm.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …