Ministri, Besim Beqaj dhe kabineti i tij nuk kanë pranuar t’i marrë pagat me rritje duke e shqyrtuar bazën ligjore. Pagat përveç ministrit, Beqaj nuk i kanë pranuar as zëvendësministri, Shefi i Kabinetit, Këshilltari i Lartë, këshilltarët, asistentët dhe vozitësit”, kanë treguar burimet. Ditë më parë zyrtarëve të lartë të shtetit, pagat u kanë dalë me rritje, duke përfshirë edhe shtesën që nga 1 dhjetori i vitit 2017. Vetëm kryeministri, Ramush Haradinaj ka marrë rreth 11 mijë euro, pagë dhe shtesa. Tani për tani pagat me rritje nuk i ka marrë kabineti i ministrit të Financave, Bedri Hamza, ndërsa ministrja e Integrimeve, Dhurata Hoxha, ende nuk ka marrë një vendim të prerë. Tani për tani tri ministri të PDK-së kanë refuzuar rritjen qind për qind të pagave por jo edhe kryetari i kësaj partie që është edhe kryekuvendar, Kadri Veseli, as ministrat e tjerë.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …