Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka njoftuar se përsëri janë dëmtuar dhe vjedhur dhjetëra fidane për gjatë rrugës. Ai ka thënë se Prizreni po bëhet përkundër shkatërrimit të investimeve komunale nga ana e vandalëve. “Përsëri janë dëmtuar dhe vjedhur dhjetëra fidane të reja. Ata që dëmtojnë natyrën dëmtojnë të tashmen por edhe të ardhmen e fëmijëve tanë, prandaj shpresoj që policia ti gjej pëgjegjsit sa më shpejt. Kriminelët dhe vandalët nuk na ndalin! Prizreni po bëhet përkundër sabotimeve të vandalëve që shkatërojnë investimet komunale. Gjelbërimi do t’i kthehet Prizrenit”, ka shkruar Haskuka.
Kontrolloni gjithashtu
Arben Mustafa: Me Bedri Hamzën Kryeministër, pensionistët do të marrin 1000 euro më shumë brenda një viti
Koordinatori për Financa në Partinë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa ka deklaruar se në qeverinë …