Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin ka thënë se arritja e një kompromisi midis Beogradit dhe Prishtinës është shumë i vështirë. Sipas tij, shqiptarët nuk janë gati për të dhënë asgjë në negociatat e Brukselit. “Prishtina po i thërret Shtetet e Bashkuara, sepse ajo po don të fitojë mbështetje sa më shumë nga fuqitë e madhe, të cilat janë në anën e saj. Ata duan të gjitha, dhe nuk duan të japin asgjë”, ka thënë Vulin për Radio Televizionin e Serbisë. Ai shtoi se kompromisi për të cilin po flet Prishtina, nuk është i mundur. Sa i përket deklaratës së kryeministrit, Ramush Haradinaj që në procesin e bisedimeve finale me Serbinë, të involvohen edhe SHBA-të, Vulin thotë se kjo po bëhet, pasi që Haradinaj po e sheh se ata janë në një rrugë pa krye.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri izraelit i Bashkëpunimit Rajonal, David Amsalem, ka bërë thirrje për një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Hamasin
Ministri izraelit i Bashkëpunimit Rajonal, David Amsalem, ka bërë thirrje për një “marrëveshje gjithëpërfshirëse” të …