A. Vuçiq, falënderoi kardinalin e Vatikanit Parolin për mos-njohje të shtetit të Kosovës

A. Vuçiq, falënderoi kardinalin e Vatikanit Parolin për mos-njohje të shtetit të Kosovës

Gjatë një vizite zyrtare në Serbi, Kardinali i Shtetit të Vatikanit, Pietro Parolin, ka bërë thirrje për një zgjidhje paqësore përmes dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Ai shpreson se dialogu “do të ofrojë zgjidhje të vërtetë kompromisi me Kosovën duke respektuar paqen dhe stabilitetin”. Ndërkaq, sipas një deklarate nga Presidenca serbe, thuhet se Parolin, gjatë takimit me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, ai e ka falënderuar kardinalin Parolin për mos-njohje të shtetit të Kosovës. Vuçiq, sipas deklaratës për media, i ka thënë Parolinit se Serbia po kërkon zgjidhje paqësore me Kosovën, “por dëshiron të mbrojë interesat e saja kombëtare”. Sekretari i Shtetit të Vatikanit ka thënë se bisedimet mes dy vendeve janë të rëndësishme “për të ruajtur trashëgiminë kulturore e fetare në Kosovë”.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja, Hykmete Bajrami

Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …