Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj dhe njëherit kryetar i Nisma Social Demokrate thonë se dy korriku i vitit 1990 mbetet ndër datat më të rëndësishme në historinë e Kosovës. Sipas tij, kjo deklaratë i parapriu Kushtetutës së Kaçanikut dhe çlirimit të Kosovës. “Dy korriku i vitit 1990 mbetet nder datat më të rëndësishme në historinë e Kosovës, e cila i parapriu Kushtetutës së Kaçanikut dhe ngjarjeve tjera të mëdha të cilat çuan në çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Limajt. “Ne sot kujtojmë me respekt veprën dhe sakrificën e delegatëve të atëhershëm të Kuvendit të Kosovës të cilët në rrethana të jashtëzakonshme legjitimuan vullnetin e qytetarëve të Kosovës për liri e pavarësi”, thuhet më tej në në postimin e Limajt.
Kontrolloni gjithashtu
Arben Mustafa: Me Bedri Hamzën Kryeministër, pensionistët do të marrin 1000 euro më shumë brenda një viti
Koordinatori për Financa në Partinë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa ka deklaruar se në qeverinë …