Ministri Reçica po qëndron në vizitë zyrtare në Gjermani

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Skender Reçica me ftesë të Ministrit Federal të Gjermanisë për zhvillim dhe bashkëpunim ekonomik Gerd Müller, po qëndron në vizitë zyrtare në Berlin, Gjermani, për të marrë pjesë në konferencën e organizuar për Ballkanin Perëndimor, ”Dinamikat e reja të teknikave për edukim dhe aftësim profesional”, (New Dynamics of Technical and Vocational Education in the Western Balkans), 2-4 korrik 2018. Në këtë konferencë do të diskutohen trendet dhe diversiteti i ndryshimit të kompetencave nëpërmjet digjitalizimit, dinamika e tregut të punës, kërkesat për formimin e shkathtësive, ndikimet në sistemin dhe nivelin e zbatimit, të cilat ndodhin nëpërmjet ndryshimit të kërkesave të kompetencave. Në këtë konferencë marrin pjesë Ministra të dikastereve përkatëse nga vende të Ballkanit Perëndimor dhe disa Ministra të tjerë nga vendet e BE-së. Ministri Reçica është një ndër Ministrat e parë që është ftuar nga Qeveria Gjermane që nga themelimi i saj këtë mandat, për të marrë pjesë zyrtarisht në këtë konferencë shumë të rëndësishme për Ballkanin Perëndimor dhe procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë organizon tryezë diskutimi për aktivizimin kundër dhunës ndaj gruas

Komuna e Vitisë, përmes zyrës së kryetarit dhe Zyrës për Barazi Gjinore, ka mbajtur sot …