Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Panos Kammenos ka deklaruar se “çamët janë kriminelë lufte që kanë bashkëpunuar me nazistët”. Në një deklaratë për medie, ( pasi Qeveria e Tiranës me qëllim pë t’ u integuar në BE është kushtëzuar t’ia plotësojë kërkesat Greqisë), ai tha se çështja e pronave nuk kanë lidhje me çamët. Në lidhje me Zonat Ekskluzive Ekonomike me Shqipërinë tha se kjo çështje po mbyllet, por do të komunikohet nga ministri i Jashtëm. “Ato që kërkonte Greqia nga Shqipëria po realizohen. Epiri i Veriut është një zonë ku grekët ekzistojnë dhe do të ekzistojnë. Minoriteti do të mbrohet”, ka thënë Kammenos, të cilit Qeveria e Shqipërisë, por as historianët me ndonjë përjashtim nuk thonë hapur se Greqia gjatë Luftës së Dytë Botërore kishte një Qeveri kuislinge fashiste e naziste, e cila i mundi forcat partizane greke dhe vendosi në vend dikaturën monarko- fashiste. Sipas Kamenos, nuk ka të keqe që grekët kanë bashkëpunuar me fashistët , as që kanë në Kuvend forca naziste të “Agimit të Artë”, po e keqja qenka që disa çamë paskan bashkëpunura me fashistët italianë e gjermanë.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …