U mbajt Diskutimi Publik për rrugën “Brigada 123” në Suharekë

Është mbajtur “Diskutimi Publik” me qytetarë për rregullimin e qendrës së qytetit, konkretisht për rrugën “Brigada 123” e cila e përshkon qytetin e Suharekës. Në këtë diskutim kanë marrë pjesë shumë qytetarë nga komuna e Suharekës, të cilët kanë pasur interesim rreth këtij projekti. Prezantimi i projektit u bë nga përfaqësuesja e kompanisë “ENG”, ku ka shfaqur pamje të këtij projekti dha ka dhënë shpjegime për secilën pjesë të qytetit që do t’i përfshijë ky projekt. Ajo ka thënë se plani për rregullimin e kësaj rruge është hartuar në bazë të standardeve dhe se jemi këtu për t’ju dëgjuar juve nëse keni ndonjë sugjerim. Nga përfaqësuesit e kësaj kompanie u tha se do të ketë infrastrukturë nëntokësore për kabllot elektrike, ndriçim publik dhe zona të gjelbëruara etj. Ndërkaq, Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, i cili e ka ftuar këtë debat, ka thënë se ju kemi ftuar këtu për të marrë nga ju ide, vërejtje, sugjerime dhe pyetje të ndryshme, të cilat na ndihmojnë në përfundimin e këtij projekti. Qytetarët të cilët kanë qenë prezent, kanë pasur pyetje dhe sugjerime, të cilët kanë kërkuar më tepër gjelbërim, parkingje për vetura, ndriçim publik etj. Kjo u mirëprit nga Kryetari Muharremaj dhe tha se do të merren parasysh kërkesat e qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …