Mehdi Polisi

Isa Memishi: Kontributi i dr. Mehdi Polisit në revistën, Dituria Islame II

Profesor Polisi në vazhdim të këtij artikulli, për lexuesit e revistës ”Dituria Islame”, përcjell literaturën që e kishte konsultuar, e që vetë Samiu e kishte.

Profesor Polisi veprat, të cilat deri atëkohë nuk ishin përkthyer, i përktheu të tëra, pa pika, siç thoshte, profesor Rexhep Ismajli. Përkthimet e veprave të Sami Frashërit, për shkak të politikave redaktuese të botuesve, censurës dhe vetë censurës së përkthyesve si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, nuk përktheheshin në tërësi. Kjo traditë, tani u thye me përkthimet e Profesor Polisit.

Publicistika shqiptare në fillimi i decenies së nëntë të shekullit XX po përjetonte fazën më kritike të sajë nga regjimi serb. Në fillim të viteve të nëntëdhjeta, me ndalimin e botimit të përditshmes Rilindja dhe revistave tjera në gjuhën shqipe, nëse lëmë anash botimin e një të përditshme, e cila në fillim quhej herë Zëri e herë Bujku, për vazhduar më vonë me Bujku, publicistika shqiptare u shua në tërësi.

Revista ”Dituria Islame” ishte dhe vazhdon të jetë, organ i Bashkësisë Islame të Kosovës dhe financohej po nga ky institucion, ajo nuk e ndërpreu aktivitetin e sajë edhe gjatë kësaj periudhe tejet të vështirë për publicistikën shqiptare në përgjithësi. Mund të themi se tani revista ”Dituria Islame” për shumicën e intelektualëve shqiptarë ishte e vetmja revistë ku ata mund të botonin punimet e tyre shkencore.

Profesor Polisi e zgjodhi pikërisht revistën  „Dituria Islame” për të filluar të prezantojë pjesë nga Kâmûs al-a’lâm, kryevepër e Sami Frashërit. Ai përzgjodhi gjithë zërat në këtë enciklopedi, që kishin të bënin me shqiptarët dhe me Shqipërinë. I prezantoi në mënyrë shumë besnike, mu ashtu siç i kishte përshkruar vetë Samiu. Profesor Polisi, në revistën „Dituria Islame” do të botojë edhe disa studime për jetën dhe veprën e Sami Frashërtit. Pra, pikërisht në revistën  „Dituria Islame” Polisi e filloi dhe e përfundoi prezantimin e personaliteteve shqiptare në Kâmûs al-a’lâmin të Sami Frashërtit.

Profesor Polisi në Revistën ”Dituria Islame” për herë të parë paraqitet në numrin 19, nëntor 1990, duke prezantuar pjesë nga teza e tij e magjistraturës. Artikulli i parë i tij është ”Adaptimet fonetike të arabizmave në gjuhën shqipe”. Profesor Polosi me këtë prezantim edhe e fillon bashkëpunimin mjaft të frytshëm me Revistën ”Dituria Islame”. Punimin ”Adaptimet fonetike të arabizmave në gjuhën shqipe” e prezantoi në tre numra në vazhdim. Në numrin 19, 20 dhe 21, viti 1990.

Në punimin ”Adaptimet fonetike të arabizmave në gjuhën shqipe” Profesor Polisi prezanton rezultatet e arritura në punimin e tij të magjistraturës rreth adaptimeve fonetike të arabizmave në gjuhën shqipe.

Interesimi për të studiuar ndikimin që ka pasur arabishtja, te popujt tjerë, ka qenë mjaft i madh, kurse kjo fushë, deri atë kohë nuk ishte prekur nga studiuesit e albanologjisë. Andaj me të drejtë Profesor Polisi thotë: ”Interesimi për studimin e arabizmave në disa gjuhë ka qenë më i madh se në gjuhën shqipe.”6 Ai në fillim të punimit flet për ndikim që kishte pasur arabishtja në gjuhët tjera botërore, duke cituar mendimin e gjuhëtarit të madh Eduard Sapir, i cili ndër të tjera kishte thënë: ”Janë vetëm pesë gjuhë që kanë pasur rëndësi të gjithmbarshme. Ato janë kinezishtja, klasike, sanskritishtja, arabishtja, greqishtja dhe latinishtja”.7)

Profesor Polisi në  numrin e 19 (nëntor 1990) të revistës ”Dituria Islame” në artikullin”Adaptimet fonetike të arabizmave në gjuhën shqipe”, në përgjithësi flet për karakteristikat e alfabetit arab, transkriptimi i tij në serbokroatisht dhe në gjuhët tjera.  Ai e sheh të nevojshme që edhe gjuha shqipe të ketë një transkriptim të vetin. Profesor Polisi lidhur me këtë thotë: ”Gjuha shqipe ka sistemin e vet fonetik dhe grafik bile ka fonema që disa gjuhë nuk i kanë”. 8)

Në numrin në vijim të revistës ”Dituria Islame”, pra në numrin 20 (dhjetor 1990), Profesor Polisi vazhdon me studimin e tij duke prezantuar për lexuesin e kësaj reviste karakteristikat e bashkëtingëlloreve të gjuhës arabe, si ato paraqiten në arabizmat në gjuhën shqipe. Gjithë këto ai i ilustron me shembuj konkret.

Adaptimi i zanoreve të gjuhës arabe në arabizmat e leksikut të gjuhës shqipe, Profesor Polisi i prezanton në vazhdimin e tretë, pra në numrin 21 (janar 1991) të revistës ”Dituria Islame”. Në fillim të këtij vazhdimi ai flet për sistemin e zanoreve në gjuhën arabe dhe karakteristikat e tyre. Më tej ai vazhdon me zanoret e shkurtra dhe ndryshimet që kanë pësuar këto zanore në arabizmat e përdorura në gjuhën shqipe. Gjithë këto ndryshime fonetike Profesor Polisi i ilustron me shembuj konkret. Pas prezantimit të zanoreve të shkurtra ai prezanton ndryshimet fonetike që kanë pësuar zanoret e gjata në arabizmat që kanë depërtuar në gjuhën shqipe. Dhe krejt në fund mund të themi se literatura profesionale që ka përdorur profesor Polisi, flet për seriozitetin e tij gjatë trajtimit të kësaj dukurie gjuhësore të arabizmave në gjuhën shqipe.

Meqenëse përqendrimi im me  këtë rast është kontributi i Profesor Mehdi Polisit në prezantim e personaliteteve shqiptare në Kâmûs al-a’lâmi, kryevepër e Sami Frashërit, do të mjaftohem me kaq rreth artikullit ”Adaptimet fonetike të arabizmave në gjuhën shqipe”.

Profesor Mehdi Polisi zërat rreth personaliteteve shqiptare në enciklopedinë ”Kâmûs al-a’lâmi” i hap me një shkrim modest rreth kësaj enciklopedie, për ta përmbyllur këtë paraqitje me një shkrim më të gjatë dhe më shterues, për të cilin do të flasim më poshtë.

Meqenëse Artikulli i Profesor Polisit i botuar në numrin 22-23 (shkurt, mars 1991) fillon me një prezantim të shkurtër rreth jetës dhe veprës së Sami Frashërit, ne për t’u njohur me mirë rreth kësaj teme, me këtë rast, do ta prezantojmë artikullin me të cilin Prfesor Polisi e përmbyll kontributin e tij në prezantimin e personaliteteve shqiptare, shkëputur nga enciklopedia ”Kâmûs al-a’lâmi”, artikuj që i botoi në nëntëmbëdhjetë vazhdime të revistës ”Dituria Islame”.

Shqiptarët gjatë periudhës së Perandorinë Osmane ishin akomoduar mjaft mirë në jetën politike, ushtarake dhe kulturore, andaj edhe këto personalitete të prezantuar nga Samiu në enciklopedinë Kâmûs al-a’lâm i takojnë këtyre fushave.  Samiu personaliteteve shqiptare, të prezantuar në enciklopedinë Kâmûs al-a’lâmin, u ka kushtuar hapësirë, aq sa ata kanë pasur peshë në jetën politike, ushtarake apo kulturore gjatë periudhës së Perandorisë Osmane. Kemi zëra të prezantuar me disa faqe, katër faqe të revistës ”Dituria Islame”, siç është rasti me zërin që i kushtohet shqiptarëve. Mirëpo kemi edhe raste kur një zë është prezantuar edhe me një apo dy rreshta. Samiu për kriter të prezantimit të një personaliteti kishte për bazë vlerat e secilit personalitet. Ai i prezantoi personalitete shqiptare pa dallim feje. Sami në enciklopedinë e tij Kâmûs al-a’lâm prezantoi, Elena Gjikën në numrin 34; Bogdanin në numrin 28; Boçari Markonnë numrin 39;

Profesor Polisi në këtë punim, mjaft të gjatë dhe shterues, i bënë një prezantim gjithëpërfshirës kontributit të Sami Frashërtit në ndriçimin e personaliteteve shqiptare në Kâmûs al-a’lâmin. Ai me studimin e tij ”Sami Frashëri dhe Kâmûs al-a’lâmin” lexuesit të revistës ”Dituria Islame”, në fillim, me pak fjalë i përshkruan jetën e Samiut duke filluar nga lindja e tij, shkollimin fillor, vazhdimin e shkollimit në Janinë, nga vitit 1961, aty ky Samiu krahas mesmit të turqishtes, arabishtes  dhe persishtes, te myderrizi Jakupp Efendiu, bashkë me të vëllanë Naimin u regjistrua në gjimnazin e njohur Zosimea dhe mësoi greqishten e vjetër dhe të renë, frëngjishten italishten dhe latinishte.9)

Më tej Polisi vazhdon me biografinë e Samiut, duke ofruar të dhëna rreth shpërnguljes së Samiut në Stamboll, në vitin 1904, atëkohë kryeqendër e Perandorisë Osmane.   Më tej ai vazhdon të rendisë veprat e Samiut në mënyrë kronologjike duke filluar nga vepra e parë dhe në të njëjtën kohë romanin e parë në letërsinë turke  ” “Taaşşuk-i Talat ve Fitnat”. Po në këtë studim Profesor Polisi thotë se Samiu shkroi mbi 60 vepra shqip, turqisht, arabisht dhe persisht. Ai më tej shkruan se veprimtaria e Samiut jo vetëm që është vëllimore , por edhe cilësore, origjinale dhe gjithnjë aktuale. Profesor Polisi vazhdon me prezantimin dhe përshkrimin e veprave të Samiut në gjuhën shqipe, duke thënë se veprat e Samiut në gjuhën shqipe janë të pakta në krahasim me ato në gjuhën turke, por ai nëpërmjet atyre veprave preku çështje shumë të ndjeshme, të domosdoshme për kohën, dhe mbi të gjitha me interes për popullin shqiptarë në atë kohë. Ai në këtë studim përmend kontributin e Samiut në hartimin e alfabetit të gjuhës shqipe, gramatikën e gjuhës shqipe Shkronjëtore e gjuhës shqipe, siç e quan vetë Samiu. Profesor Polisi veprën Shqipëria ç’ka qenë, ç’ është dhe ç’do të bëhet e quan kryevepër të Sami Frashërit.

Profesor Polisi në vazhdim të këtij të këtij studimi përmend kontributin e Sami Frashërit me veprat e tij të shkruara në gjuhën turke. Ai thotë se Samiu nuk ka lënë fushë pa shkelur, e në shumë prej tyre ishte edhe pionier. Profesor Polisi më tej shton se Samiu  shkroi vepra letrare, filologjike, linguistike dialektologjike, islamologjike, didaktike, leksikologjike. Meqenëse Profesor Polisi me këtë studim prezanton veprën”Kâmûs al-a’lâmin”, të cilën e kishte objekt studimi, ai përmend edhe fjalorët tjerë që i kishte hartuar Samiu. Profesor Polisi duke prezantuar fjalorin e gjuhës turke  shton se Samiu këtë fjalor e ka hartuar me metodologjinë bashkëkohore. Ai më tej thotë se ky është fjalor normativ i gjuhës së atëhershme turke dhe do të shërbejë si bazë për shumë fjalorë të mëvonshëm.

Profesor Polisi para se të fillojë me prezantimin e veprës ”Kâmûs al-a’lâmin” thotë se vepra e cila e bëri Samiun shkencëtar në suaza ndërkombëtare është pikërisht vepra enciklopedike e tij ”Kâmûs al-a’lâmin”.

Në vazhdim të këtij studimi Profesor Polisi prezanton në mënyrë të detajuar kryeveprën e Sami Frashërit, pra enciklopedinë të cilën Sami e kishte titulluar: ”Kâmûs al-a’lâmin”. Ai që në fillim të prezantimit të enciklopedisë së Samiut thotë se është vepra më vëllimore dhe më e rëndësishme e Samiut. Është e shkruar në gjuhën turke të asaj kohe, d.m.th. me alfabet arab, në gjashtë vëllime me gjithsej 4830 faqe. Profesor Polisi më tej shton se vepra është botuar brenda viteve 1889-1898.  Polisi duke prezantuar enciklopedinë ”Kâmûs al-a’lâmin” lexuesin e revistës ”Dituria Islame” e informon se  vëllimi i parë hapet me fjalën e botuesit Mihran. Pas fjalës së botuesit pason parathënia, siç e quan Samiu Ifade-i Meram. Profesor Polisi është i vetëdijshëm se enciklopedia e Sami Frashërit, e shkruar në turqisht me alfabet arab, është një vepër, për një numër shumë të madh të lexuesve, e aq më pak e lehtë për ta përdorur, parathënien e sajë e prezanton gati në tërësi.  Në vazhdim të prezantimit të parathënies, Profesor Polisi lexuesit të revistës ”Dituria Islame” i ofron atë që Samiu kishte thënë rreth rëndësisë së shkencës së Gjeografisë dhe Historisë. Në vazhdim shihet se Samiu për Historinë dhe gjeografinë thotë: “Historia është kohë, gjeografia është vend, kurse lidhja që ka koha me vendin është e qartë”.

Sami Frashëri ishte studiues me plotë kuptimin e fjalës. Ai tezat e tija shkencore i mbështeste në fakte, andaj edhe kërkon nga ata ”që merren me histori që të mos marrin gjithnjë si të vërtetë atë që shkruhet në libër pa i analizuar ngjarjet, pa i verifikuar burimet…”

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Një shkrim për Jetë Hasanin. (E hënë 16 nëntor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Një shkrim për Jetë Hasanin. (E hënë 16 nëntor, 1998)

Moti sikur po përmirësohet, por vazhdon të bëjë gjithnjë e më ftohtë. Retë po e …