OAK

Oda e Afarizmit të Kosovës reagoi kundër vendimit të AKP-së për dënimin e ELKOS-it

Oda e Afarizmit të Kosovës gjatë një konference të jashtëzakonshme reagoi ashpër ndaj vendimit nga Agjencia Kosovare e Privatizimit për dënim të biznesit anëtarë, ELKOS Group. Gjatë kësaj konference Skënder Krasniqi, kryetari i bordit të OAK-së ,vlerësoi se vendimi i AKP-së i dhënë disa vite pas privatizimit të ndërmarrjes nga ana e ELKOS-it dhe pas kalimit të spinoff-it special jep një shenjë shumë të keqe për klimën e të bërit biznes në Kosovë, për më shumë duke e marrë parasysh se ELKOS është një nga tatimpaguesit më të mëdhenj, më të rregullt dhe kontribues në buxhetin e Kosovës. Krasniqi gjithashtu shtoi që ky vendim përveç që po e dëmton ELKOS-in, mund të ketë pasoja edhe për shtetin, sepse po u  dërgohet  një mesazh i rëndë investitorëve të mundshëm për ekzistimin e mundësisë së dëmtimit të kompanive të tyre, si pasojë e veprimeve politike.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …