Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, në kuadër të vizitës në Holandë, ka zhvilluar takime të ndara me deputetë të Parlamentit holandez dhe deputetë të Parlamentit Evropian nga Holanda. Pata disa takime me shumë rëndësi, të nivelit të lartë të Mbretërisë së Holandës, në parlament, me kolegë të cilët janë skeptikë, si në aspektin e zgjerimit, ashtu edhe të liberalizimit të vizave. Besoj që kemi pasur takime shumë të mira. Na pret një punë shumë intensive drejt lëvizjes së lirë, por ne nuk do të ndalemi në këtë përpjekje, pavarësisht sfidave, deri në arritjen e synimit tonë. Sfidat kanë të bëjnë kryesisht me çështjen e migrimit dhe euroskepticizmit brenda BE-së, faktorë këta të cilët nuk na vejnë në pozitën më të volitshme, por do të punojmë deri në fund, ka thënë mes tjerash kryekuvendari, Kadri Veseli.
Kontrolloni gjithashtu
Qeveria e Kinës ka tërhequr vërejtjen se SHBA-të po luajnë me zjarrin
Qeveria e Kinës ka tërhequr vërejtjen se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po luajnë me …