Filloi rregullimi i kanalizimit në Plloqicë të Malishevës

Ka filluar ndërtimi i rrjetit të kanalizimit në fshatin Plloqicë, përkatësisht kanë filluar punimet për zgjatjen e rrjetit dhe lidhjen e sistemit të kanalizimit në këtë fshat. Në fillimin e punimeve mori pjesë edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe drejtori komunal i urbanizmit, Islam Vrenezi, si dhe përfaqësuesit e fshatit. “Rregullimi i infrastrukturës në përgjithësi, e sidomos i sistemeve të kanalizimeve në vendbanimet e Komunës së Malishevës, është një prej prioriteteve tona si qeveri komunale, sepse ka qenë kërkesë e juaja si Plloqicë, dhe në të njëjtën kohë është obligim i yni, andaj edhe ky rrjet i kanalizimit që po ndërtohet këtu, hyn në kuadër të përpjekjeve tona, që ta rregullojmë infrastrukturën e përgjithshme në Komunën e Malishevës dhe gradualisht, jemi duke e kompletuar këtë infrastrukturë me rëndësi të madhe për të gjithë”, tha nënkryetari Berisha. Nga ana tjetër, përfaqësuesit e fshatit, e kanë falënderuar komunën për këtë investim, me rëndësi për ata si banorë, pasi ka vite të tëra që janë duke e kërkuar këtë investim, në mënyrë që lagjet të jenë të kyçura në një rrjet të vetëm të kanalizimit. Sipas drejtorit të urbanizimit, Islam Vrenezi, kanalizimi i paraparë të ndërtohet në këtë pjesë, ka një gjatësi prej një mijë metrave dhe buxhetit komunal të Malishevës, do ti kushtoj ofro dhjetë mijë euro.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …