Veseli: Kosova do të përfitojë dhjetëra miliona dollarë donacione nëpërmjet Koorporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit

Veseli: SHBA-të, kanë qenë sinonimi i ëndrrës për liri dhe sot janë gardiani më i madh i demokracisë në botë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i ka uruar të gjithë qytetaret amerikan me rastin e 4 korrikut, Ditës së Pavarësisë. Ai ka thënë se nga themelimi SHBA-të, kanë qenë sinonimi i ëndrrës për liri dhe sot janë gardiani më i madh i demokracisë në glob.

“Të gjithë qytetarëve amerikanë, që shërbejnë aktualisht në Republikën e Kosovës, qeverisë dhe popullit amerikan, urime 4 korrikun, Ditën e Pavarësisë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që nga themelimi i tyre, kanë qenë sinonim i ëndrrës për liri dhe sot janë gardiani më i madh në botë i demokracisë, lirive dhe të drejtave të njeriut, si dhe i paqes e sigurisë globale. Kosova dhe qytetarët e saj janë krenarë që, si në të kaluarën, edhe sot, e gëzojnë mbështetjen e kombit të madh amerikan”, ka shkruar Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi njofton zyrtarisht: Vazhdimi i seancës konstituive më 23 prill 2025 nga ora 10:00

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se seanca konstituive do të vazhdojë, më 23 prill …