Kryetari Ramosaj bashkë më ekzekutivin komunal inspekton punimet në disa fshatra

Komuna e Deçanit po vazhdon investimet në realizimin e projekteve të infrastrukturës rrugore. Në kuadër të kësaj tashmë kanë nisur punimet në ndërtimin e disa rrugëve në disa lagje të qytetit dhe të fshatrave të komunës së Deçanit. Për t’i përcjellë nga afër punët në asfaltimin e rrugëve, kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj  nënkryetari Sami Cacaj, ekzekutivi komunal dhe mbikëqyrësit e punimeve kanë parë nga afër mbarëvajtjen e punimeve. Fillimisht ata kanë inspektuar punimet në fshatin Sllup ku janë duke vazhduar punimet për ndërtimin e kompleksit memorial të Varrezave të Dëshmorëve të këtij fshati. Po ashtu janë inspektuar edhe punimet në ndërtimin e rrugëve të këtij fshati ku është dukë u kryer edhe kanalizimi i ujërave të zeza dhe sedimetuesi i kanalizimit në pikën më të ulët në këtë fshat. Më pas ky ekip ka parë nga afër edhe punimet e ndërtimit të rrugës Lataj në fshatin Carrabreg ku janë dukë u bërë përgatitjet për asfaltimin e kësaj rrugë  si dhe në rrugët e Demhasaj dhe Rmosaj  ku po punohet intensivisht që të arrihet afati kohorë për asfaltim të këtyre rrugëve. Punimet tash e sa ditë po vazhdojnë edhe në Kompleksi Memorial të varrezave të dëshmorëve në fshatin Baballoq, ku brenda pak ditëve do të duket më ndryshe. Në këtë kompleks janë riparuar në tersin pllakat e brendshme, pllakat e varrezave të Dëshmorëve dhe infrastruktura në përgjithësi brenda dhe jashtë kompleksit duke përfshi trotuar dhe ndriçimin. Ky ekip bashkë ka bërë edhe inspektimin e punimeve në fshatin Bleg, konkretisht në rrugën Kilaj që lidh me fshatin Llukë e Epërme. Kalimi në këtë rrugë ka qenë me vështirësi shumë të mëdha dhe ky investim për këta banorë krijon një qasje më të lehtë dhe më të shpejt më qytetin. Zhvillimi i turizmit në bjeshkët e Deçanit pa rrugë të rregulluara nuk ka as zhvillim, Kryetari Ramosaj më bashkëpunëtore kanë inspektuar punimet në ndërtimin e rrugëve në Bjeshkën e Deçanit dhe Bjeshkën e Carrabregut. Me këtë rast, kryetari Ramosaj, ka shprehur edhe një herë përkushtimin e tij dhe të ekzekutivit të Komunës së Deçanit për angazhim në kompletimin e infrastrukturës rrugore në territorin e komunës së Deçanit si dhe rrugëve malorë të bjeshkëve. “Ndërtimi i infrastrukturës rrugore, kanalizimi, rrugëve malore, zhvillimi i turizmit, sektori i bujqësisë, ndërtimi i kanaleve të ujitjes, infrastruktura shkollore, ndërtimi i komplekseve të Dëshmorëve, etj. vazhdojnë të jenë prioritet në investimet kapitale tha kryetari Ramosaj, me vet faktin se me dertimin e infrastrukturës rrugore rrit edhe zhvillimin ekonomik njëkohësisht banorëve të komunës së Deçanit në vazhdimësi ju lehtëson jetën. Ndërsa, duke folur për rrugët që po asfaltohen aktualisht në Deçan, Carrabreg, Beleg, Sllup, rrugët e bjeshkës dhe disa rrugë në fshatrat tjera, pos rregullimit të rrugëve do të ndërtohen edhe urat kanalizimi i ujërave të zeza dhe kanalet e  ujitjes  ndërsa këto investime janë nga taksat e qytetarëve , dhe në bashkëfinancim me Ministrin e Zhvillimit Rural , Ministrin e Infrastrukturës tha Ramosaj’’.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …