Diaspora mbarë-shqiptare mblidhet në Prekaz më 1 gusht

Kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari së bashku me nënkryetarin Nuredin Lushtaku dhe drejtorin për kulturë Ramiz Shala priti në takim zëvendëskryeministrin e Kosovës dhe njëherit Ministër i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi me bashkëpunëtorë. Mes tjerash gjatë këtij takimi u diskutua më konkretisht për manifestimin e datës 1 dhe 2 gusht, Dita e Diasporës, i cili manifestim që nga viti 2013 është mbajtur tradicionalisht në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”. Edhe këtë vit, Kryetari Jashari dhe ministri Gashi, u dakorduan që gjatë datës 1 gusht, tradicionalisht të organizohen homazhe tek varrezat e Familjes Jashari për bashkatdhetarët tanë, organizim ky i përbashkët mes përfaqësuesve të Familjes së Komandantit Legjendar Adem Jashari, Komunës së Skenderajt dhe Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike. Në këtë ceremoni do të merr pjesë edhe Ministri i Shtetit për Diasporën nga Shqipëria, Pandeli Majko si dhe personalitete të tjera nga jeta politike shqiptare në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni. Ndryshe, data 2 gusht në Kosovë është e rregulluar me Ligjin mbi Diasporën, dhe shënon ditën e Diasporës. Gjatë dy ditëve, Ministria e Diasporës në bashkëpunim me partnerë të ndryshëm, organizon aktivitete të shumta dhe ndër të tjerat ndan edhe çmimet për Mërgimtarin e Vitit si dhe çmimet për Gazetarin – Storien e vitit për Diasporën.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …