Ministria e Shëndetësisë dhe Komuna e Malishevës, nënshkruan marrëveshjen e pagesës së performancës

Në Ministrinë e Shëndetësisë, është nënshkruar marrëveshja e performancës, mes ministrisë dhe Komunës së Malishevës, për realizimin e skemës së pagesës sipas performancës  për kapitacion (PPK), në kuadër të marrëveshjes për financim. Marrëveshja është nënshkruar mes Ministrit të Ministrisë së Shëndetësisë, Uran Ismaili dhe nënkryetarit të Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha. Përmes kësaj marrëveshjeje, bëhet vlerësimi i arritjeve të komunës, si parakusht për inicimin e PPK në përputhje me kriteret dhe formulën e paraparë në skemën e PPK, përfshi edhe numrin e  pacientëve të regjistruar në Sistemin e Informimit Shëndetësor (SISH) të komunës, të shumëzuar me 2.4 euro. Ky është viti i dytë me radhë që Komuna e Malishevës është në mesin e komunave përfituese të këtij projekti të Ministrisë së Shëndetësisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …