leoni

Kuvendi i Kosoves

Disa deputetë të Kuvendit të Kosovës po pajisen me pasaporta të Shqipërisë

Disa deputetë të Kuvendit të Kosovës po pajisen me pasaporta të Shqipërisë. Bëhet e ditur se rreth 40 deputetë kanë marrë pasaporta, me të cilat lëvizin lirshëm në vendet e BE-së. Edhe pse  qytetarët e vendit tonë vazhdojnë të mos e gëzojnë lirinë e lëvizjes drejt Bashkimit Evropian, deputetët dhe qeveritarët e Kosovës po sigurojnë rrugë alternative për të udhëtuar pa viza. Kjo gjë po u mundësohet këtyre të fundit nëpërmjet Shqipërisë, përmes dekretit për dhënie  selektive të shtetësisë shqiptare nga kryetari, Ilir Meta, i cili  po vazhdon t’i pajisë me shtetësi shqiptare politikanët e Kosovës. Dihet tashmë se rreth dyzet deputetë të Kuvendit të Kosovës lëvizin pa viza drejt BE-së qoftë me pasaporta të Shqipërisë, të Serbisë, kryesisht deputetët serbë të Kuvendit të Kosovës, si dhe me pasaporta të shteteve të ndryshme perëndimore.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …