Vetëvendosja nuk mori pjesë në “tryezën për dialogun politik” që është mbajtur nga organizata Balkan Research Policy Group (BRPG) si “takim i liderëve”. Vetëvendosja tryezat e tilla bëhen edhe më problematike kur formati i propozuar dhe organogrami për diskutim në tryezë përputhet me formatet e zyrës së Presidencës që drejtohet nga një person i diskredituar dhe i deligjitimuar si z.Hashim Thaçi. Ajo që na duhet është rikthimi i çështjes në Kuvend. Fokusimi shumë i madh i qeveritarëve te tryezat e shoqërisë civile për këtë çështje ndodh për faktin se Qeverisë i mungon shumica në Kuvend. Kurse për opozitën si dhe për shtetin e Kosovës është jetike që diskutimi të ndodh aty ku është përfaqësimi i zërit të qytetareve: në Kuvend. Kuvendi i Kosovës duhet t’ia tregojë vijat e kuqe Presidentit Thaçi dhe Serbisë. Ndërkohë Lidhja Demokratike e Kosovës u largua nga takimi i ‘liderëve’në këtë tryezë të organizuar nga Instituti “Grupi Ballkanik për Politika”, ku do të diskutohej për dialogun në mes të Kosovës e Beogradit.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …