Për periudhën janar-mars 2018, deputetët vetëm për paga dhe mëditje kanë shpenzuar 1 milion e 61 mijë 586 euro. Ndërkaq, administrata e këtij institucioni për paga dhe mëditje ka shpenzuar 491 mijë e 200 euro. 173 mijë 156 euro vetëm për kategorinë e pagave dhe mëditjeve për këtë tre mujor ka shpenzuar stafi politik i Kuvendit. Gjithsej Kuvendi i Kosovës, duke përfshirë edhe administratën e këtij institucioni, vetëm për paga dhe mëditje gjatë periudhës janar-mars i ka kushtuar buxhetit të shtetit 1 milion 725 mijë 943 euro. Për dreka zyrtare për këtë tremujor u shpenzuan 14 mijë e 924 euro, apo rreth 220 euro në ditë. Madje, për një drekë zyrtare u pagua fatura 3 mijë 960 euro. Gjatë këtij tremujori, deputetët e Kuvendit për bileta të udhëtimit zyrtar jashtë vendit janë paguar 18 mijë 558 euro, për mëditje jashtë vendit 21 mijë 205 euro, ndërkaq për akomodim janë shpenzuar 19 mijë 239 euro. Në total, Kuvendi shpenzoi për udhëtime 121 mijë 446 euro. Pavarësisht këtyre vërejtjeve, Komisioni miratoi raportin financiar për tremujorin e parë të këtij viti. (KTV)
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …