Një numër i konsiderueshëm i punëtorëve të Trepçës kanë protestuar sot pë një orë para Kuvendit të Kosovës si shenjë e pakënaqësisë me draft-statutin e Trepçës. Ata kërkuan edhe njëherë që, Ligji për Trepçën i cili precizon se draft-statutin duhet të përpilohet nga Bordi dhe jo Ministria e Zhvillimit Ekonomik. Ndryshe, këta punëtor kanë paralajmëruar edhe ditë më parë se situata do të eskalon nëse nuk merren parasysh vërejtjet dhe kërkesat e tyre në lidhje këtë çështje. Ata paralajmëruan se nga dita e hëne do të hyjnë në grevë të përgjithshme deri në realizimin e kërkesave të tyre.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …