Zgjerohet rrjeti kanalizimit në fshatin Llapçevë të Malishevës

Në fshatin Llapçevë të Komunës së Malishevës, ka filluar zgjerimi i rrjetit të kanalizimit në një pjesë të fshatit, të cilët deri më tani nuk kanë qenë të kyçur në rrjetin e kanalizimit, për shkak të pozitës së lagjes, në raport me rrjetin kryesor të fshatit. Por nga tani edhe ky problem i kësaj lagjeje, është zgjidhur. Punimet i ka inspektuar edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i cili është takuar edhe me banorët e kësaj lagje. Bazuar edhe në punimet e kryera, por edhe gjatë bisedës me banorët, këta të fundit janë shprehur shumë të kënaqur me këtë investim, pasi kjo pjesë, kishte mbetur pa rrjet të kanalizimit, për shkak se nuk kanë pasur qasje në rrjetin kryesor të fshatit, por edhe punimet janë kryer mirë, pavarësisht terrenit. “Ne jemi të obliguar që investimet ti bëjmë duke u bazuar në nevojat dhe kërkesat e qytetarëve, dhe çdo investim që po bëjmë tani dhe që do bëjmë në të ardhmen, gjithmonë do të jenë të bazuara në kërkesat dhe nevojat që keni ju si qytetar të Komunës së Malishevës”, tha nënkryetari Berisha, gjatë takimit me banorët. Në këtë pjesë të fshatit Llapçevë, janë duke u ndërtuar 700 metra kanalizim, të mjaftueshme për këtë pjesë të fshatit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …