Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u mbajt takimi i Grupit për Mbështetje Strategjike kundër Terrorizimit (2018-2023) dhe Parandalimit të Ekstremizmit të Dhunshëm që shpie në Terrorizëm (2015-2020), i udhëhequr nga ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi. Ministri Gashi, i cili është edhe Koordinator Nacional për zbatimin e Strategjisë Kundër Terorizmit, kërkoi nga të gjitha autoritetet kompetente për zbatimin e kësaj Strategjie, që të thellohet bashkëpunimi dhe koordinimi ndër-institucional, në mënyrë që të reagohet me kohë përballë sfidave që mund të paraqiten. Gjithashtu, në këtë takim u diskutua për zhvillimet tjera aktuale përfshirë këtu trendin e kthimit të qytetarëve nga zonat e konfliktit si dhe për procesin e themelimit të Divizionit për Parandalim dhe Ri-integrim të Personave të Radikalizuar, si Divizion i ri në Ministrinë e Punëve të Brendshme, me qëllim të zbatimit më efikas të kësaj Strategjie.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …