Sipas burimeve nga Shtëpia e Bardhë, kryetari amerikan Donald Trump pritet ta emërojnë diplomatin Filip Kosnett nga Virxhinia, ambasador të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Kosnett aktualisht është i ngarkuar me punë i përkohshëm në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara, në Ankara. Gjatë karrierës së tij në Shërbimin e Jashtëm, ai ka punuar në tetë misione të Shteteve të Bashkuara në Evropë, Azi dhe Lindjen e Mesme si dhe në pozita të larta drejtuese në Departamentin e Shtetit. Pjesa më e madhe e karrierës së zotit tij ka qenë e fokusuar në bashkëpunimin ndërkombëtar të sigurisë dhe pajtimin politik. Ai ka shërbyer si Zëvendës Shef Misioni në Uzbekistan dhe në Islandë; si dhe në pozita politike, politiko-ushtarake dhe ekonomike-tregtare në Afganistan, Irak, Kosovë, Holandë dhe Japoni.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …