leoni

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë Kosovës është tërhjekur projektligji për financimin e partive politike

Qeveria e Kosovës e miraton Raportin mbi Arritjet dhe Sfidat në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit

Qeveria e Kosovës ka miratuar Raportin mbi Arritjet dhe Sfidat në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit. Kryeministri Haradinaj, tha se ky raport praqet të arriturat për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Ai shtoi se kjo është hera e parë që përgatitet një raport i tillë.

“Qeveria i ka dorëzuar raportin edhe BE-së në takimin e dytë për zbatimin e MSA-së. Shpreh gjendjen aktuale, është struktura në mënyrë që të reflektojë në progresin dhe sfidat. Paraqet të arriturat për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës. Është praktikë e re, është hera e parë që është përgatitur, do t’i paraqitet edhe Kuvendit, deputetët do të kenë mundësi të dinë në detaje, rrjedhën sfidat. Është një e arritur e mirë, vjen edhe pas raportimit të presidentit për dialogun politik, Qeveria e respekton transparencën dhe parlamentin e vendit”, tha Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …