Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili në mbledhjen e Qeverisë ka ngritur shqetësimin e mosbarazisë. Ai ka thënë se sektorin i shëndetësisë duhet shqyrtuar në kuadër të politikës nacionale. Ismaili po ashtu ka përmendur ikjen e mjekëve nga Kosova, që sipas tij, nëse nuk ka ndonjë pako nacionale atëherë Kosova do të përballet me mungesën e mjekëve.
