Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, sot e ka mbajtur takimin e dytë publik me qytetarë, për këtë vit

Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, priti komandantin e kontingjentit italian të KFOR-it, Ruggero Cucchini

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur  në një takim me karakter njohës, komandantin e kontingjentit italian të KFOR-it, kapitenin Ruggero Cucchini. Vizita e komandantit të kontingjentit italian, është bërë në kuadër të njohjes me komunat, pas marrjen së mandatit të komandës. Kryetari Begaj, e ka falënderuar për vizitën dhe e ka njoftuar komandantit italian, për Malishevën në përgjithësi, e në veçanti që nga pas lufta e deri më tani, me zhvillimet, popullsinë dhe nevojat që ka Malisheva. Kryetari Begaj, po ashtu e ka falënderuar për bashkëpunimin e deritanishëm dhe për ndihmën e vazhdueshme të KFOR-it. “Vet prezenca juaj këtu, neve na jep siguri dhe kjo është ndihmë e madhe për neve, e gjithashtu edhe ndihma konkrete përmes investimeve, neve si organe të qeverisjes lokale, na ka ndihmuar shumë dhe për këtë ju jemi mirënjohës”, tha kryetari Begaj, gjatë bisedës me komandantin italian.

Komandanti i kontingjentit italian të KFOR-it, kapiteni Ruggero Cucchini, tha se “populli i Kosovës dhe organet shtetërore të Kosovës, kanë punuar shumë që nga paslufta dhe kjo shihet në terren dhe në krahasimin e gjendjes nga paslufta e deri më tani”. Begaj dhe Cucchini, kanë shprehur gatishmërinë e vazhdimit të bashkëpunimit mes komunës dhe kontingjentit italian, edhe në të ardhmen. “Ne jemi për krijimin e sigurisë këtu, por situata e qetë na krijon kushte që edhe të bëjmë investime të vogla në fushat e caktuara, në shërbim të qytetarëve”, tha komandanti Cucchini.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …