Në kuadër të Asamblesë së 6-të të Fondit Global të Mjedisit, që po mbahet në Vietnam, ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj, ka realizuar takime të ndara me presidenten e Ishujve Marshall, Hilda Heine dhe me presidentin e Guajanës , David Granger, të cilët i falënderoi për njohjen dhe përkrahjen që po i japin Kosovës. Në takim me presidenten e Ishujve Marshall, Hilda Heine, si organizatore e konferencës së ardhshme për ndryshimet klimatike dhe rolit të saj të rëndësishëm në GEF, ministrja Reshitaj mori përkrahje nga presidentja Heine në mënyrë që edhe Kosova të ketë qasje në Fondin e Gjelbër për Klimën (Green Climate Fund). Ndërkaq në takimin që pati me presidentin e Guajanës , David Granger, Ministrja, Reshitaj paraqiti aspiratat e Kosovës për integrim në bashkësinë ndërkombëtare dhe rritjen e bashkëpunimit për zgjidhjen e problemeve mjedisore globale. Nga ana tjetër, presidenti i Guajanës ofroi përkrahjen e shtetit për Kosovën në mënyrë që shteti ynë të ketë çasje në fondet e GEF-it dhe të jetë pjesë e nismave globale për mjedisin.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …