Duke komentuar qëndrimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës që negociatat me Serbinë të mos udhëhiqen nga kryetari, Hashim Thaçi, zëvendëskryeministri, Dardan Gashi ka shfaqur habinë e tij dhe ka përkujtuar se vite më parë është po kjo parti që ia siguruar votat Thaçit për t’u bërë kryetari i Kosovës. Ministri, Dardan Gashi ka shtuar më tutje se nëse nuk iu pëlqen presidenti si udhëheqës i dialogut, atëherë duhet të fillohet procesi i shkarkimit të tij. Ai ka shtuar më tutje se me Kushtetutë presidenti i Kosovës edhe e përfaqëson Kosovën jashtë edhe ka të drejtë në nënshkruajë ose të marrë pjesë në bisedime të tilla. Natyrisht që presidenti Thaçi do të duhej të kishte një konsensus më të gjerë politik sepse do të i ndihmonte procesit edhe atij vetë si individ dhe ka një konsensus sa i përket përfaqësimit institucional që duhet të jetë presidenca, duhet të jetë parlamenti i përshirë në bisedime, duhet të jetë qeveria edhe partitë politike, ka deklaruar në mes tjerash ministri i Diasporës, Dardan Gashi.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …