Sindikata e Shërbimit Korrektuese të Kosovës, ka shprehur shqetësimin lidhur me Ligjin mbi Pagat. Sipas kryetarit të kësaj sindikate, Zenun Sadikaj që përfshinë diku 1770 punonjës të shërbimit korrektues të Kosovës, këta nuk u përfshinë fare në këtë ligj. “Ne jemi pjesë e uniformës sikurse FSK, Policia, Doganat, Zjarrfikësit që të gjithë janë të përfshirë në ligjin për pagat kurse ne shërbimi korrektues nuk figurojmë fare”, ka thënë Sadikaj. “Kërkojmë nga organet përgjegjëse që te ligji mbi pagat të rishqyrtohet që mos të anashkalohemi ne si shërbim korrektues e që nuk jemi të pakët në numër , jemi rreth 1700 pjesëtarë të shërbimit korrektues”, ka thënë ai për “KP”. Sipas tyre, koeficienti është 1.5 siç është përfolur, dhe nuk janë të kënaqur as me këtë koeficient të ulët, por edhe faktin se nuk janë përfshirë fare në ligjin për paga si staf civil i burgjeve.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …