Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka thënë se autostrada e “Dukagjinit” dhe Tuneli i “Alpeve”, do ta bëjnë atraktive këtë pjesë të Kosovës për investime serioze në turizëm, bujqësi e agrokulturë, për çka fermerët dukagjinas janë të njohur. Lekaj ka shkruar se tuneli i “Alpeve shqiptare” që do të shkurtojë rrugën për rreth 45 minuta me Malin e Zi dhe që do të lidhë Pejën me Rozhajen, rrjedhimisht, Peja lidhet me koridore të rëndësishme ndërkombëtare.
“Tuneli i “Alpeve shqiptare” që do të shkurtojë rrugën për rreth 45 minuta me Malin e Zi, që do të lidhë Pejën me Rozhajen e rrjedhimisht, Peja do të lidhet me koridore të rëndësishme ndërkombëtare. Autostrada e “Dukagjinit” dhe Tuneli i “Alpeve”, do ta bëjnë atraktive ketë pjesë të Kosovës për investime serioze në turizëm, bujqësi e agrokulturë, për çka fermerët Dukagjinas janë të njohur. Ne, ketë vitë do të përfundojmë me planifikim, kosto e profit për Kosovën dhe nga viti tjetër do të shohim rezultatet konkrete në ketë drejtim. Urojë ta kaloni një të dielë të këndshme!”, ka shkruar Lekaj.