FSK-ja shënon “Ditën e Forcës“

FSK: Deklaratë për medie e Ministrit të FSK-së, Rrustem Berisha

Forca e Sigurisë së Kosovës, ditëve të fundit është duke u përballur me dukurinë e kërkesave për largim nga FSK-ja të disa pjesëtarëve të komunitetit jo shumicë serb. Sipas vlerësimeve të MFSK, këto kërkesa për largim vijnë si pasojë e sulmeve të qëllimshme që i janë bërë FSK-së, përkatësisht pjesëtarëve të komunitetit serb dhe janë tentim për të dëmtuar arritjet dhe zhvillimin e FSK-së si dhe imazhin e saj si institucioni më i besueshëm në vend për vite me radhë. Ne ndjejmë keqardhje për pjestarët tanë të cilët nuk janë lejuar të vendosin lirshëm për  vazhdimin e karrierës profesionale, të ardhmes së tyre, duke ndikuar negativisht direkt në mirëqenien e tyre dhe të familjeve të tyre.

Pjesëtarët e FSK-së nga komuniteti serb kanë qenë shumë mirë të integruar në nivel të përgjegjësive dhe detyrave të tyre, prandaj shantazhet dhe kërcënimet e bëra janë të papranueshme, janë shkelje e të drejtave themelore të njeriut. Diversiteti etnik dhe profesionalizmi i Forcës së Sigurisë së Kosovës, është një vlerë që është e njohur dhe e pranueshme nga miqtë tanë  ndërkombëtar dhe shtetet anëtare të NATO-s, dhe kjo vlerë është duke ju  penguar atyre që nuk ja dojnë të mirën Kosovës dhe qytetarëve të saj, pavarësisht se cilit komunitet i takojnë. FSK, do të vazhdojë në përmbushje të misionit dhe zhvillimit të mëtejshëm të kapaciteteve operacionale si dhe angazhimin për pëfundimin e tranzicionit në Forca të Armatosura të Kosovës (FAK), si forcë moderne mbrojtëse për Kosovën dhe popullin e saj pa asnjë dallim. Rruga e Kosovës dhe e Forcës së Sigurisë së Kosovës, nuk do të ndalet. FSK-ja ka qenë, është dhe do të jetë e hapur për të gjitha komunitet që jetojnë në Kosovë dhe gjithherë do të jetë në shërbim të qytetarëve të saj.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …